Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin

0
3

Rinumërimi i votave për qarkun Fier po vijon me ditën e dytë edhe këtë të martë në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, ndërsa deri më tani hapja e kutive nuk ka sjellë ndryshim në rezultat. 

Kështu, nga 246 kuti të hapura deri më tani nga 587, Partia Demokratike ka rezultuar me vota të pamerituara, duke iu zbritur 74 vota.

Nga ana tjetër, Partisë Socialiste i shtohet 28 vota nga rinumërimi, duke ulur shpresat dhe pretendimet e Adriatik Lapaj, për ti marrë një mandat socialistëve në Fier, për më tepër që i janë zbitur edhe 4 vota.

Nga rinumërimi i Fierit, Nisma Shqipëria Bëhet shpreson të marrë 519 vota, të cilat mundësojnë që kandidati Azmer Duleviç të futet në Kuvend. 

Ndërkohë, Zegjine Çaushi ka thelluar rezultatin duke u shkëputur nga kandidatja Maldrita Bardhos, dhe duke shpëtuar kështu mandatin e saj. Çaushit i janë shtuar 4 vota, ndërsa Bardho ka humbur 39 vota.

Zjarr Tv Ad