E hënë, Gusht 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Sinjale të pastra dialogu”, Gjiknuri flet pas konferencës së OSBE dhe tregon...

“Sinjale të pastra dialogu”, Gjiknuri flet pas konferencës së OSBE dhe tregon mangësitë e spektrit politik

0
15

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës në Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pasi doli nga konferenca e cila u thirr nga OSBE-ja dhe pjesënarrëse ishin të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe PD. Ai tha se vendimi i PD-së dhe opozitës për të marrë pjesë në këtë konferencë është sinjal i qartë dhe i pastër dialogu mes palëve.

Ai kritikoi ashpër spektrin politik në Shqipëri, ku shtoi se problemi kryesor i tyre është fakti se nuk dinë të respektojnë rregullat brenda sistemit.

“Opozita brenda parlamentit është aty, ashtu siç e tha edhe Hajdari se largimi  ka qenë një çështje emocionale. Unë e kuptoj s tensionin që kanë opozita brenda dhe jashtëparlamentare. Tryeza është  sinjali i parë i dialogut mes palëve. Mesazhi doli i qartë se PD  ka vijuar interesimin. Ne duhet të kërkojmë dialog nga të gjitha palët. Vetë Parlamenti ka marrë parasysh edhe elementin e opozitës jashtëparlamentare. Ndërkombëtarët janë pjesë e këtij procesi dhe jam i bindur se edhe pjesëmarrje PD është shenjë pozitive. Unë e thashë se mekanizma  jashtë sistemit parlamentar është e vështirë të ketë, sepse reforma do të votohet  në kuvend. Unë aty përfaqësoj interesat e PS.  Unë kam bërë një ofertë se nëse PD bëhet pjesë e komisionit, unë jam i gatshmë ta ri-shoh pozicionin tim në bashkëbisedim me kryetarin tim. Të gjitha palët akuzohen, kushdo që ka pushtet ka akuza. Ambasadori u shpreh i zhgënjyer me sjelljen. Aktorët nuk dinë të luajnë me rregullat e sistemit. Jemi duke diskutuat këtë çështje, ju siç e patë edhe nga ekspertë, çdo parti ka një qëndrim ndryshe në lidhje me sistemin”-tha ai.

Zjarr Tv Ad