Situata në PD, Rama: Dy kufoma politike që fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im…

0
96

Lulzim Basha dhe Sali Berisha në çdo deklaratë të tyre kanë akuzuar njëri-tjetrin se janë shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që të njëjtën gjë bënë edhe pak minuta më parë në konferencat për mediat pas protestës së dhunshme në selinë e PD.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale ironizon ata të dy dhe u bën thirrje demokratëve që të bashkohen si qytetarë dhe shqiptarë që t’i japin ç’të munden Shqipërisë.

“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad