Situata në Ukrainë/ Meta mbledh Këshillin e Sigurisë, i pranishëm edhe Rama

0
40

Presidenti i vendit Ilir Meta ka mbledhur këtë pasdite Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

Mësohet se në takim marrin pjesë: kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Drejtësië Ulsi Manja, ministri Brendshëm Bledi Çuçi, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano dhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço.

Kujtojmë që kjo mbledhje e presidentit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare vjen pas sulmit të Rusisë herët në mëngjes mbi Ukrainën, ku deri më tani raportohet për disa të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Zjarr Tv Ad