Qyteti i Shkodrës ka 3 ditë që nuk është pastruar dhe plehrat e përhapura rrezikojnë të shkaktojnë sëmundje infektive, pasi po dekompozohen mbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese.
Kazanët e mbeturinave janë të tejmbushur, gjë e cila është shumë shqetësuese për banorët e zonës.
Infeksionet që rrezikojnë të përhapen prej dekompozimit të mbeturinave nën temperaturat 40 gradë Celsius, rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës.




