
Opozita ka anuluar protestën e ditës së nesërme para Parlamentit. Shkak është bërë moszhvillimi i seancës parlamentare.
Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se protesta e radhës përpara Parlamentit do të jetë në varësi të seancës plenare.
Ndërkohë, po të njëjtat burime thonë se mbetet e pandryshueshme protesta e 16 Marsit, përpara Kryeministrisë.
Ditën e djeshme, opozita e bashkuar zhvilloi një protestë 3 orëshe para Parlamentit, ndërkohë që Parlamenti po zhvillonte seancën, ku u miratuan strukturat e KLGJ dhe KLP.
Gjatë protestës së djeshme pati edhe përplasje me policinë, ku protestuesit çanë kordonin e policisë dhe i goditën me sende të forta, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës.



