Skadon afati kushtetues, presidenti Begaj e kalon në heshtje, hyn në fuqi ligji “Për barazinë gjinore”

0
0

Ligji “Për barazinë gjinore” ka hyrë zyrtarisht në fuqi, pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk e dekretoi brenda afatit kushtetues, por as e ktheu në Parlament. Dokumenti, i miratuar në Kuvend më 6 nëntor me 77 vota pro dhe 36 kundër, kaloi automatikisht pas skadimit të afatit, duke u konsideruar i miratuar “në heshtje”.

Miratimi i ligjit u shoqërua me polemika të forta, por edhe dezinformim.

Deputetë të opozitës i kërkuan presidentit të mos i vinte firmën. Kritikave iu bashkuan edhe komunitete fetare dhe organizata të shoqërisë civile, të cilat e cilësuan ligjin si të papërshtatshëm duke kundërshtuar përkufizimin e gjinisë. 

Nga ana tjetër, institucionet dhe grupet që e mbështesin ligjin theksuan se ndryshimet janë të domosdoshme për të përditësuar legjislacionin vendas sipas standardeve ndërkombëtare dhe për të garantuar barazi më të plotë gjinore në punësim, arsim, përfaqësim politik dhe të drejta sociale.

Me mosveprimin e presidentit dhe hyrjen automatikisht në fuqi të ligjit, procesi institucional për këtë çështje konsiderohet i mbyllur.

Zjarr Tv Ad