“Skandal në mbledhjen e komisionit për median”/ Fuga “shënjestron” deputetin socialist: E pengon fjala e lirë

0
49

Akademiku Artan Fuga shprehet se deputeti i PS Petro Koçi ka shkelur rregulloren e Kuvendit, pasi gjatë mbledhjes së Komisionit për Median dhe Edukimin , ka kërkuar që Fuga të mos jetë pjesëmarrës në dëgjesë për diskutimin për projektligjin për Akademinë e Shkencave. Gjatë mbledhjes Koçi ka thënë se nuk ka arsye të ftohen individë nga jashtë.

Ai i është përgjigjur deputetit socialist Petro Koçi duke i drejtuar pyetje ku i evidenton kritkat për projektligjin dhe frikën ndaj fjalës së lirë.

“Sot ndodhi një skandal ne mbledhjen e komisionit për median dhe edukimin. Deputeti Petro Koci, duke shkelura rregulloren e Kuvendit, e cila ka force ligjore, te drejtat e mia qytetare, kërkoi me ngulm që unë, Artan Fuga, akademik, te mos jem pjesëmarrës ne dëgjese dhe mos dëgjohem në fjalën time ne komision, kur ai te paraqesë projektligjin e tij për ndryshime ne ligjin e Akademisë se Shkencave qe ndryshon zgjedhjen e kryetarit te saj.

Kaq shqetësim ka nga fjala e lire e një akademiku, deputeti Petro Koci? Kaq lehte mund te shkeli te drejtat qytetare të një individi qe ne te drejte te tij interesohet për shkencën, arsimin, kulturën në vend? Kaq i dobët është ai projektligj sa ka dëshirë të shuaje çdo kritike, duke me hequr pa gjyq te drejtat qytetare, e padëgjuar në historinë shtetit shqiptar qe nga koha e themelimit te tij, nga Gjergj Kastriot Skenderbeu, sikur po kërkon zotëria i nderuar, deputeti Petro Koci?”, shprehet Fuga.

Zjarr Tv Ad