“Nxjerrja e të dhënave është një problem me të cilin ballafaqohen të gjitha vendet në epokën e teknologjisë digjitale, qoftë për shkak të sulmeve kibernetike apo qofte si pasojë e veprimeve kriminale të individëve brenda sistemeve shtetërore!
Amerika, Anglia, Franca e me radhë kanë pasur ngjarje të ngjashme dhe madje në ndonjë rast me pasoja tejet të rënda përtej kufijve të vet shtetit, por ky nuk është kurrsesi justifikim, përkundrazi.
Prandaj uroj që prokuroria të nxjerrë së shpejti fajtorin dhe drejtësia t’i japë ndëshkimin e merituar, ndërkohë që në do të finalizojmë sa më parë marrëveshjen që po punojmë prej disa kohësh, për të marrë një njësi të mirënjohur amerikane në mbrojtje të sistemeve tona informatike.
Sa për përgjegjësinë unë nuk i shmangem kurrë përgjegjësisë, por dy gjera kam në kete rast: E para, kur ngjarje shumë më të rënda të kësaj natyre kanë ndodhur në shtetet e lartpërmendura apo në të tjera akoma, nuk ka ndodhur që të fajësohen autoritetet shtetërore, por është adresuar problemi për të nxjerrë fajtorët e për të forcuar sistemet. E dyta, mua nuk më servir dot askush asgjë sipas qejfit, sepse detyra ma mundëson që të marr opinione nga shumë drejtime për të njëjtën çështje,” shkruan Rama.




