Skandali ‘McGonigal’ që ka prekur edhe vendin tonë/ “Lol, o xhan, të griu tënja ha e ha e t’u kalb rrënja”, Flutura Açka i kushton vargje kryeministrit: Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan

0
151

Deputetja e PD-së, Flutura Açka i ka kushtuar disa vargje situatës së krijuar këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë, ku u kërkua nga opozita për të sqaruar pozitat e tij në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish zyrtarit të arrestuar të FBI-së, McGonigal, se ka fshehur takimet me Ramën dhe se ka marrë para nga një shtetas shqiptaro- amerikan.

Në një postim në rrjetet sociale, Açka ka shkruar disa vargje ku mes tyre vihet re ironia me kryeministrin teksa i drejtohet: “Lol, o xhan, të griu tënja ha e ha e t’u kalb rrënja.

Dil nga vrima, fol në mejdan,
trimat nga dhjakësit kjo i ndan”.

Lol, o xhan, të griu tënja
ha e ha e t’u kalb rrënja.

Dil nga vrima, fol në mejdan,
trimat nga dhjakësit kjo i ndan.

Dil në dritare fol me të tutë
iu mek zëri, kanë veshur futë.

Mendo, o xhan, zonjat me naze,
në lot u zgjuan e me maraze.

Mendo për shokë e solidarë,
paratë në thasë e pyka n? garë.

Patrinazhistë po qajnë me kujë,
po ike ti, anija fut ujë.

Dil në shesh, dritare në daç,
ti që mavi vesh kuç e maç.

Folna një fjalë e gënje prapë,
satelit e yje dhe ujë të thatë.

Me top e potere grive dhe fole,
erdh ora, lol, të korrësh ç’na mbolle.

Kush trim me fatet e vendit loz,
Hyn ditës shul, del natës lloz.

Zjarr Tv Ad