SMS-të mes Nokës dhe ministrit të Ramës/ Ulsi Manja i drejtohet Alibeajt: Nuk është faji im që e keni shpallur kulak! S’mund të prishim raportet miqësore

0
141

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pasi zbulimit të SMS-ve që shkëmbente në “WhtsApp” me një nga mbështetësit e Sali Berishës, deputetin Flamur Noka.

Duke iu drejtuar Alibeajt në Kuvend, Manja tha se nuk mund të prishen raportet njerëzve mes tij dhe Nokës vetëm për faktin se ky i fundit është shpallur “kulak” nga PD-ja zyrtare.

“Z.Alibeaj paska thënë diku se paska zbuluar një komplot të madh të bashkëpunimit të folotores me Ramës. Po more zotëri, njerëz jemi, shqiptarë jemi, kam 10 vjet me Flamur Nokën në këtë sall. Pse e keni shpallur ju kulak nuk është faji im. Do flas me Flamurin, do flas edhe me ju, sepse ju në një krah jeni.

Po kur të pajtoheni ju ne nuk mund të prishim raportet njerëzore, shoqërore dhe miqësore sepse jemi njerëz mbi të gjitha. Komplot i madh! Ramës dje i thuhej që opozita është e blerë nga Rama. Njëri thotë që Rama është me foltoren tjetri thotë Rama është me këtë tjetrin. Jo mor jo, Rama është kryeministër i Shqipërisë i mandatuar i qytetarët shqiptarë për një mandate të tretë për të bashkëqeverisur me shqiptarët”, tha Manja.

Sjellim në vëmendje që paparacët e pranishëm në Kuvend kanë fotografuar celularin e Flamur Nokës, ku mes mesazheve bie në sy komunikimi me njerëzit më të aftërt të Edi Ramës. Në rubrikën e mesazheve shihet komunikimi i Nokës me Ulsi Manjën, si dhe emoji-t e shkëmbyer me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Zjarr Tv Ad