Brenda vitit fillon puna për disa investime të rëndësishme në lagjen 18 në Durrës. Kështu ka deklaruar kryebashkiakja e Durrësit dhe njëkohësisht kandidate e PS Emiriana Sako në takimin e zhvilluar me banorët e këtyre lagjeve. Në këtë takim kryebashkiakja Sako shoqërohej nga drejtues politikë dhe deputetë të Partisë Socialiste. Duke u ndalur te projektet, Sako deklaroi se, do të rikonstruktohen fasadat e pallateve dhe veshja e tyre me kapotë, duke synuar eficencën e energjisë, rivitalizimi i kuartalleve midis pallateve, ndriçimi, gjelbërimi dhe ndërtimi i këndeve të lojërave për fëmijët.
Unë vij këtu si njëra prej jush, jam grua dhe nënë që rris fëmijët e mi në këtë qytet, të cilin të gjithë e duam akoma më të mirë e më të bukur. Në fakt në këto dy vitet e fundit më shumë jemi fokusuar tek rindërtimi. Pasojat e tërmetit ishin të mëdha, edhe lagjja juaj ka pësuar dëme. Kur flasim për rindërtimin flasim për një program të suksessshëm, pasi është bërë punë e madhe. Kemi ndërhyrë në 405 pallate që kemi rikonstruktuar ambientet e përbashkëta dhe pas një muaji nis puna edhe në 180 pallate të tjerë.
Sekretari organizativ i PSSH Blendi Klosi në fjalën e tij tha se projektet madhore po e transformojnë qytetin e Durrësit duke e kthyer atë në qytetin me potencialin më të madh ekonomik e turistik të vendit.




