Sokol Meqemeja, mjeshtri i “pazareve të salçiçeve” me Policinë e Shtetit

0
37

Sokol Meqemeja, u shpall në kërkim disa ditë më parë për dyshime mbi ndërtimin pa leje të një termocentrali, por sot ai u vetëdorëzua dhe është lënë i lirë sepse ka rezultuar se hetimet e mëtejshme hodhën poshtë akuzat ndaj tij.

Duke qenë se vetë personazhi komik i sallamit në formën humane ka si armë të fortë salçiçet të cilat figurativisht përkthehen në shuka me para, duket se ia paska mbushur xhepat plot me salçiçe drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Prodës.

Policia ndryshoi mendje dhe pasi shpalli në kërkim Kolin për ndërtim të paligjshëm TEC-i në tokë-shtet u pendua dhe e nxorri të pafajshëm.

Përpos faktit që policia doli e paaftë dhe qartazi u kuptua se shefi ka ngrënë salçiçet e Kolit, policia thotë se pas inspektimeve në terren u zbulua se objekti nuk ishte një TEC, siç u raportua fillimisht, por një impiant filtrimi gazi që shërben si pjesë funksionale e puseve ekzistuese për nxjerrjen e gazit natyror.

Në deklaratën e dhënë për autoritetet, Meqemeja theksoi se gjithçka nisi nga një keqkuptim i nxitur qëllimisht për të dëmtuar reputacionin e tij. Por në këtë rast njoftimi është nxjerrë zyrtarisht nga policia por megjithatë Meqemeja i futi salçiçen Prodës dhe më pas e nxorri sikur donte t’i prishte imazhin pasi mbylli pazaret.

“Impianti nuk ka asnjë lidhje me prodhimin e energjisë. Ai është thjesht një komponent teknik i nevojshëm për filtrimin e gazit”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se projekti është ndërtuar në përputhje të plotë me dokumentacionin ligjor, teknik dhe mjedisor, dhe me dijeninë e plotë të institucioneve shtetërore përkatëse.

Sipas Meqemesë, alarmin e rremë e ngritën persona me synime të qarta për të krijuar bujë mediatike dhe për të dëmtuar qëllimisht figurën e tij në publik, një deklaratë në kufijtë e komikes, ashtu si vetë personazhi që përfaqëson, duke marrë parasysh që ka qenë policia që ka raportuar lajmin për mediat se Meqemeja ishte shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm

Zjarr Tv Ad