Soreca: Duhet dialog, palët të marrin pjesë në zgjedhje

0
23

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca ka folur nga Shkodra për situatën politike. Ai ka kritikuar opozitën që nuk ka tërheqje dhe ka deklaruar se i është kërkuar maxhorancës të dialogojë.

Por ambasadori Soreca theksoi se nëse nuk zgjidhet ngërçi rrezikohet integrimi i Shqipërisë në BE.

Gjithashtu ai dënoi deklaratat që nxisin dhunë dhe kërkoi që protestat të jenë paqësore.

“Unioni europian është shumë i qartë gjatë 2 javëve të fundit ndaj situatës në Shqipëri.
E drejta për të protestuar është për të gjithë dhe ne mbështesim të gjithë ata që protestojnë. Por kjo gjë duhet të jetë e paqme dhe pa nxitje për dhunë. Nxitja për dhunë është e pafalshme dhe ne presim që protestat në vijim të jenë pa nxitje dhune.
Situata është e paprecedentë, kemi folur me të dyja palët. Jemi takuar me qeverinë si dhe opozitën. Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ia kemi thënë disa herë këtë gjë por pa sukses.
Kjo ndikon në integrimin e Shqipërisë. Ne kemi kërkuar dialog dhe jemi të paanshëm. Ne i kemi kërkuar qeverisë që të dialogojnë.

I bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të Shqipërisë që të mbajnë anën e qytetarëve.
BE mbështet interesat e qytetarëve të Shqipërisë. Situata në vend minon këtë dëshirë të 93 % të qytetarëve shqiptarë për integrim dhe është anëtarësimi në BE qëllimi jonë ndaj Shqipërisë. Në rast moszgjidhje të këtij ngërçi, integrimi i Shqipërisë është në rrezik”, ka thënë Soreca.

Zjarr Tv Ad