Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e homazheve për 21 janarin kujtoi sesi ndodhi ngjarja e rëndë, ku 4 qytetarë u vranë në protestën e opozitës së asaj kohe.
Sipas Ramës, ky është një krim i rëndë shtetëror, që akoma dhe sot nuk po gjen drejtësi, ndërsa theksoi se cdo vit ai vjen me një “gur në zemër që rëndohet më shumë”.
“Vetëm zoti e di se me çfarë guri në zemër unë vij për në këtë godinë kur del dritat e ditës së 21 janarit. Është një gur që bëhet më i madh dhe që me tregon përmes një sëkëlldie të madhe sesa më i madh bëhet çdo 21 janar zhgënjimi juaj të dashur familjarë të 4 dëshmorëve, hidhërimi juaj, pengu juaj për mos ardhjen e drejtësisë, 15 vjet pa drejtësi për 21 janarin j anë 15 vjetet për një padrejtësi të madhe, jo vetëm për disa, por mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar, Ndërsa për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit 15 vitet e këtij boshllëku janë sa një jetë e tërë e jetuar në ankth, dëshpërim dhe poshtërim”, tha Rama.
Rama akuzoi Berishën, se dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit.
“Njeriu i futur nga populli në zyrën e kryeministrit kishte lëshuar kushtrimin e një përgjigje me plumb ballit ndaj protestës së opozitës së bashkuar të kohës.
Kujtoj se kur së bashku me Pandeli Majkon dhe disa shokë të tjerë po kalonim urën e Bulevardit, një autoblindë u shfaq në horizont dhe një valë gazi lotsjellës u lëshua mbi njerëzit pa nisur akoma protesta, duke na zmbrapsur nga parku Rinia. Rrëmuja e provokuar e ktheu protestën në një lëmsh kaotik mes protestuesve dhe forcave të rëndit.
Protesta doli jashtë kontrollit. Për asnjë çast protestuesit nuk tentuan të kapërcejnë gardhin e kryeministrisë.
Tytat e pushkëve u ulen drejt trupat e postuesve dhe m orën jetët e 4 të pafajshëm duke plagosur edhe disa të tjerë, pasojë fatale e mendjes kriminale“, u shpreh Rama.




