‘Sot demokratët marrin në dorë pushtetin’, pjesëmarrje masive e anëtarëve të PD-së në Referendum, flet Oerd Bylykbashi

0
61

Pjesëmarrje masive e demokratëve në Referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës, është vënë re dhe në qytetin e Durrësit. Duke folur për mediat nga qytet, Oerd Bylykbashi tha se sot demokratët do të marrin në dorë pushtetin për të zgjedhur, dhe do të kthejnë PD-në në shtratin e duhur, për përballjen me Edi Ramën.

“Sot votohet për të gjitha veprimet që Basha ka çuar në humbje dhe ka cënuar interesat e Partisë Demokratike, si dhe për të gjitha shkeljet statutore të rënda që më pas na ka shkaktuar një situatë krize në demokracinë e brendshme.

Sot demokratëve u rikthehet pushteti dhe me këtë proces, me këtë pjesëmarrje masive ata do të rikthejnë PD-në në startin për tu bërë gati për tu përballur me Edi Ramën. Beteja është me Edi Ramën, vetëm Lulzim Basha na është kthyer në një pengesë të madhe me misionin e tij për të qëndruar me çdo kusht në krye të PD-së edhe pse po humbet zgjedhjet.

Zoti Basha duke mos i dhënë kurrë rëndësi organizimit të PD-së, ka çuar në një situatë ku organizmi ka pasur shumë probleme, përfshirë këtu dhe listën e anëtarësimit, janë shumë më tepër demokratë se sa 2700 anëtarët që i duheshin zotit Basha në qershor, në mënyrë që pjesëmarrja të dukej e lartë.

Në muajin qershor duhet t’i bindje demokratët të votonin, ndërsa sot demokratët po vijnë vet dhe po tregojnë me krenari kartën e 91-shit, të cilët Basha i ka hequr nga lista. Vendimi i Kuvendit është që të gjithë demokratët të votojnë”, tha Bylykbashi.

Zjarr Tv Ad