Sot e hëna e dytë për ‘Foltoren 2’, PD mblidhen para Kryeministrisë

0
0

Një javë pasi nisi “Foltoren 2”, një platformë parlamentaro-qytetare siç e cilëson, Sali Berisha do të mbledhë sërish të tijtë para zyrës së Edi Ramës të cilit i kërkon largimin nga pushteti.

Këtë të hënë demokratët pritet të mblidhen sërish para kryeministrisë në orën 18;00 ndërsa pjesëmarrja, njëjtë si herën e kaluar nuk pritet të prodhojë surpriza.

Të pranishmit në protestë javën e shkuar ishin të pakët, pak më shumë se numrat në grupin e tij parlamentar.

Në fjalimin që Berisha mbajti javën e kaluar përsëriti akuzat e artikuluara edhe në konferencat e përditshme në selinë e PD për farsën zgjedhore, mungesën e hapësirave për opozitën në parlament e Ligjin për barazinë gjinore.

“Foltorja 2”, sipas Berishës vjen si përgjigje e bllokimit të hapësirës së opozitës në parlament. Mazhoranca sipas tyre po pengon zërin opozitar të cilin PD ka vendosur ta ngrejë fort në tribunën para kryeministrisë.

Zjarr Tv Ad