SPAK bën rekurs: Tahiri të dënohet me 12 vite burg për të gjitha akuzat

0
250

Në limitet e afatit ligjor, SPAK ka marrë vendimin të bëjë rekurs për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-ministri u dënua nga Apeli i GJKKO me 3.4 vite burg, ndërsa SPAK kishte kërkuar 12 vite heqje lirie.

SPAK argumenton se vonesa e rekursit kishte të bënte me pritjen e zbardhjes se vendimit.

Gjykata rrëzoi SPAK për akuzat e trafikut të drogës dhe grupit kriminal të ngritura ndaj Tahirit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli fajtor ish-ministrin për shpërdorim detyre duke lënë në fuqi dënimin me 5 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Tahiri do të vuajë 3 vite e 4 muaj burg.

Zjarr Tv Ad