E enjte, Prill 23, 2026
Ballina Aktualitet SPAK do ta hetojë sërish Picarin, padia ndaj Kryebashkiakut të Vorës nga...

SPAK do ta hetojë sërish Picarin, padia ndaj Kryebashkiakut të Vorës nga Vojo Bregu

0
73

SPAK do të hetojë sërish kryebashkiakun në detyrë të Vorës, Gentian Picari. Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit rrëzoi vendimin e prokurorit për të mbyllur hetimet, duke i kërkuar të kryejë hetime shtesë përsa i përket fryrjes së administratës me 73 punonjës në kohë fushate dhe  rivlerësimit abuziv të 43 banesave të dëmtuara nga tërmeti. Kallëzimi në SPAK ndaj Picarit u bë nga kordinatori i LSI-së për Vorën, Vojo Bregu.

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka detyruar SPAK që të hetojë kryebashkiakun në detyrë të Vorës, Gentian Picari, i cili u kallëzua penalisht nga kordinatori i LSI-së Vojo Bregu për  tre vepra penale.

Teksa në SPAK u dorëzuan prova se si me vendime të kundërligjshme, Gentian Picari kishte punësuar 73 persona në administratë, në kundërshtim me ligjin dhe me vendimin e KQZ për të pezulluar punësimet deri në ditën e zgjedhjeve, prokurori i çështjes Dritan Prençi vendosi pushimin e çështjes dhe moskryerjen e hetimeve shtesë.

Gjithashtu një tjetër kallëzim, po nga koordinatori i LSI-së për Vorën, Vojo Bregu, lidhej me abuzimet me fondin e rindërtimit, ku Bashkia e Vorës në shkelje flagrante me ligjin vendosi ngritjen e grupeve të reja vlerësimi duke rikategorziaur dhe rritur vlerën e dëmit për 43 banesa.

Por edhe pse për këtë rast, nga kallëzuesi u kërkua që SPAK të sekuestronte dhe verifikonte dosjet, Prokurori i çështjes nuk kreu asnjë veprim shtesë duke mbyllur hetimet.

Pas vendimit për mbylljen e hetimeve në datë 12 mars 2021, koordinatori politik i LSI-së për Vorën, Vojo Bregu kërkoi në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, shfuqizimin e këtij vendimi dhe detyrimin e SPAK që të kryente hetime shtesë.

Pas shqyrtimit të kërkesës pak ditë më parë Gjykata vendosi që të rrëzojë SPAK-un, duke e detyruar që të kryejë hetime shtesë ndaj kryebashkiakut të Vorës Gentian Picari, i cili akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Shpërdorim detyre” dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas arsyetimit të gjykatës, SPAK nuk ka vlerësuar faktin që me firmë të kryebashkiakut Picari është kryer shtimi i administratës me 73 punonjës, veprim ky në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e KQZ-së të muajit dhjetor për të bllokuar  të gjitha emërimet e reja deri pas zgjedhjeve.

Përsa i përket kallëzimit të dytë në lidhje me riklasifikimin e objekteve të dëmtuara nga tërmti, Gjykata ka urdhëruar SPAK që të bllokojë të gjitha dosjet e reja me vendimet e grupeve të ngritura nga Gentian Picari, të cilët kanë bërë fryrje të faturave të dëmeve.

Sipas denoncimit të bërë në SPAK nga koordinatori i LSI-së për Vorën, Vojo Bregu, veprimet e kryetarit të Bashkisë janë bërë me qëllimin për të blerë vota. Tashmë çështja  do të hapet sërish nga prokurorët e SPAK për të zbatuar vendimin e Gjykatës dhe të kryen hetimet e nevojshme në ngarkim të kryebashkiakut në detyrë të Vorës Gentian Picari./Syri.Tv

Zjarr Tv Ad