E enjte, Prill 23, 2026
Ballina Aktualitet Spartak Ngjela zbulon lëvizjen që Blinken ka bërë për Shqipërinë dhe paralajmëron...

Spartak Ngjela zbulon lëvizjen që Blinken ka bërë për Shqipërinë dhe paralajmëron zhvillime të rëndësishme…

0
149

Avokat Spartak Ngjela, është i bindur se pas kërkesës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, BE do t’i hapë negociatat me Shqipërinë.

Ngjela shkruan se SHBA-së, i intereson që Shqipëria të jetë pjesë e Europës perëndimore dhe të mbajë distancë nga politika ruse.

Postimi i plotë:

“Shtetet e Bashkuara ndërhynë drejtpërsëdrejti në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Tani mendohet se gjithçka do të shkojë drejt miratimit. Aktiviteti i fuqishëm proshqiptar i presidentit amerikan Joe Biden, ka sjellë frymë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Tani shqiptarët janë plotësisht në kohën e tyre. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan. Por, në këtë kohë, pas rrëzimit të ish presidentit Trump, çështja shqiptare, e cila ishte errësuar prej Trump-it, erdhi për t’u lartësuar bashkë me ndryshimin drastik të politikës amerikane, me një frymë të re bashkëpunimi parësor kundrejt Bashkimit Evropian.

Si pasojë e këtij procesi, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re. Por, në këtë kohë, në funksion të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe imponimi me forcë që politika amerikane, me Joe Biden, i bëri Rusisë. Takimi Putin Biden e tregoi hapur dhe qartë këtë. Nisur nga pozitat e forcës ndaj Rusisë, dhe pas rrëzimit të Trump-it, tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor kuptohet se është një çështje kryesore.

Këtu vjen tani dhe arsyetohet edhe ndërhyrja që politika amerikane, me anë të sekretarit të shtetit Blinken, i bëri këto ditë kërkesë të veçantë Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë. Pikërisht për këtë, kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe, sigurisht, në favor të saj.” – shkruan Ngjela.

 

Zjarr Tv Ad