Spiropali “shpërthen” ndaj dyshes Berisha-Meta: Dashka të bëka revolucion Haxhiu me Qamilin! PD rezikon të shpallet parti e padëshiruar nga SHBA

0
519

Replika të forta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministres së Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë seancës së sotme plenare.

Spiropali ironizoi aleancën e Berishës me Ilir Metën, duke i quajtur si dyshja “Haxhiu dhe Qamili” i aleancës anti-perëndimore. “Kujt i thua ‘hajna”, iu drejtua Spiropali-Berishës, duke thënë se ai është shpallur “hajn ndërkombëtarisht” dhe rezulton të shpallet edhe parti e padëshiruar nga SHBA.

Sipas Spiropalit, thirrjet e Berishës për revolucion në protestën e 12 nëntor, janë thirrje për dhunë, pasi kjo është e vetmja gjë që ish-kryeministri di të bëjë.

Lexo edhe: Berisha paralajmëron Ballën, deputeti nuk mban të qeshurat: Në 12 nëntor do t’ju bëjnë gjyqin, vrimë miu nuk do gjesh atë ditë ku të futesh

Deklarata e Spiropalit:

Sapo dëgjuat aleancën anti-perëndimore të Qamilit dhe Haxhiut, e njëjta gjë është në thelb, s’ka asnjë ndryshim nëse ata vishnin poture dhe këta kollare. Nuk më çudit fare që përdoret kjo foltore për të nxitur gjoja revolucionin e shumëpritur nga masa. E thotë ai që mori peng revolucionin e studentëve, punëtorëve, të përndjekurve. Doli nga xhepi pardesysë së atij që ishte president. Dashka të bëka revolucio Haxhiu me Qamilin. Me atë që ishte president dhe nuk e priti kreu i asnjë shteti. Ata kanë vetëm një njësi nën këmbët e tyre, dy metra katrorë, në qeverisjet e bashkive, se ku do i çojnë… Turpi është i tyre, kujt i thotë hajna ai që është shpallur hajn ndërkombëtar.

Kujt i thotë bandë ai që edhe për pak po del parti e padëshiruar në SHBA dhe kudo tjetër ku ka deputetë e funksionarë që e duan Shqipërinë. Çfarë revolucioni do bëjë ky në 12 nëntor? Në emër të kujt do e bëjë? Po këta s’dinë gjë tjetër veç të përmbysin pushtetin me dhunë. Janë ulur mbi hartë dhe thonë kë bashki marrim ne.

Duan t’i përdorin edhe ato bashki si mish për top, Dushku, Shupenza…që këta i konsiderojnë si bastione elektorale, se mendojnë se funksionon akoma me bastione.

Kur të shkoni te njerëzit çfarë do u thoni, që do kthehet Meta me Berishën t’u qeverisin? Që këta janë ata të paprovuarit? Të gjithë ua dinë bëmat këtyre, është e vërtetë ajo shprehja që jepi një njeriu një maskë dhe të thotë të vërtetën.

Zjarr Tv Ad