Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka folur për shkarkimin e Presidentit Meta, ku u shpreh se Ilir Meta e ka përjashtuar veten nga të qenurit President me sjelljen e tij të turpshme.
E pyetur nëse do të jetë sërish ministre në qeverinë e re, Spiropali tha se gjithçka është në dorën e kryeministrit Rama.
“Ilir Meta ëshët i hequr, ai e ka përjashtuar veten nga të qenurit President i Republikës me sjelljen e tij të turpshme në një vend demokratik. Komisioni Hetimor do të sjellë një raport në Kuvendin e Shqipërisë, ne e kemi deklaruar votën tonë. Nuk është në dorën tonë por ne do të bëjmë të mundur çfarë kemi në dorë.
Jam në kabinet dhe është nder i madh që jam e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, por do të flasim për zgjedhjet e tjera, e vendos kryeministri nëse do të jem. E rëndësishme është që rezultati zgjedhor është e certifikuar edhe nga opozita, e cila do të marrë pjesë në Kuvend”, tha Spiropali në “Kjo Javë”.




