“Standard i dyfishtë për “non-gratat”, Basha akuzon Berishën për shkatërrimin e opozitës: Në PD ka frymë përçarëse! Më sulmon mua dhe Alibeajn sepse…

0
100

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Sali Berishën si përgjegjës për shkatërrimin e kësaj force politike që sot nuk merret më me hallet dhe problemet e qytetarëve, por me interesat personale të tij.

Basha tha se pas takimeve me demokratë të shumtë në disa qytete, ai ka vënë re se mungon fryma e përbashkimit të Partisë Demokratike.

Sipas Bashës, PD e Berishës po mban “standard të dyfishtë” për shpalljet non-grata nga SHBA, dhe për shkak të këtij paradoksi, Berisha zgjedh të sulmojë atë dhe Alibeajn.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në ambientet e Parlametit:

Unë vij nga shumë takime në terren nga demokratët dhe shoh që nuk ka një frymë përbashkuese por një frymë përçarëse nga një grup njerëzish që kanë vendosur interesat e tyre personale mbi interesat e PD. Shpreh keqardhje dhe shqetësim, se jo vetëm që nuk ka shërbyer për të bashkuar demokratët, por është përdorur për frymën e përçarjes, sa që kush qëndron me mua shpallet armik dhe shpallet kulak, vetëm e vetëm se mbron parimet dhe interesat e demokratëve, si kreu i grupit të PD. Ju keni parë dje raportin e DASH që konfirmon kauzat tona, instrumentat e blerjes së votave, shantazhimin.

PD dhe demokratët kudo ku janë, jo vetëm të përfaqësojnë interesat më të mira të shqiptarëve por edhe t’i mbrojnë. Përgjegjësi kryesor është Edi Rama, të mbajnë përgjegjësi. PD e nisi këtë sezon parlamentar me disa akte dhe veprime, si komisionet hetimore, heqja e TVSH-së. Por edhe vettingu i politikanëve. Pra ne duhet të jemi në ballë të këtij aksioni, por interesat e ngushta mbajnë peng këtë aksion. Është pushtuar selia, media është e mbushur hidh e prit me Metën, Ramën, Berishën dhe nuk ka asnjë hapësirë për hallet dhe problemet e qytetarëve.

Ne do të vazhdojmë këtë betejë, vendi ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, për t’i dhënë fund këtij tranzicioni. Ka nevojë për reforma të thella kushtetuese. Por për fat të keq, ja ku jemi, herë pas here që takohemi, në vend që të flasim për hallet e njerëzve, flasim për një krizë artificiale që e ka burimin te një njeri. Ky standard i dyfishtë na dëmton kredibilitetin, ne nuk mund të themi që Tom Doshi, Vangjush Dako duhet të jenë jashtë parlamentit, dhe nga ana tjetër kur vendime të ngjashme ndodhin brenda PD, të mbajmë një standard të dyfishtë. Në PD mbizotërojnë sot interesat e një njeriu. Duke mos qenë në gjendje ta shpjegojë këtë paradoks, Sali Berisha ka nisur sulmet ndaj meje, Alibeajt. Në funksion të kësaj, shqiptarët e shohin shumë mirë sot se kush është i gatshëm t’i shërbejë bashkimit.

Njerëzit duhet ta dinë që një qeveri e përgjegjshme, vetëm me të ardhurat e TVSH-së, do të ishte në gjendje t’i vinte në ndihmë familjeve në nevojë.

Zjarr Tv Ad