Ish-zëvendës ministri i Brendshëm, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Gent Strazimiri në një intervistë për Ora News u shpreh se vetingu në polici ka qenë një proces i motivuar politikisht dhe pa asnjë bazë substanciale apo qëllime për të pastruar policinë e shtetit nga personat e korruptuar.
Strazimiri: Vetingu në policinë e shtetit është krejtësisht i panevojshëm sepse secili prej punonjësve të policisë kanë një dosje në SHÇBA dhe ndiqet vazhdimisht 24 orë në ditë. Procesi ka qenë propagandistik.
Strazimiri: Ata që nuk i kap as vetingu dhe nuk i lëviz as ministri dhe as drejtori i përgjithshëm i policisë janë bërë për të pasur një polici që të mbronte trafiqet e qeveritarëve, jo për të mbrojtur ligjin dhe rendin në Shqipëri.
Strazimiri tha se policia është krejtësisht e pafuqishme dhe e pamotivuar edhe kur i kapin partnerët. Për Strazimirin, vendi ynë është një shtet mafie dhe policia ka vendosur të heshtë përballë mafies dhe politikës.




