Sula nervozohet në seancë: Më i madh numri i qenve se sa i njerëzve nëpër fshatra

0
18

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, gjatë seancës së sotme plenare ka ngritur alarmin për shpopullimin e fshtrave

Sula tha se në fshatra kanë ikur njerëzit, ku përveç rinisë janë larguar dhe moshat e thyera. Ai gjithashtu u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës dhe ministrave që të shohin realitetin.

Ai gjithshtu u kërkoi atyre që të vizitojnë fshatrat dhe të marrin ullinjtë sepse nuk ka njerëz që t’i vjelin ato.

“Më i madh numri i qenve se sa i njerzve nëpër fshatra. Ju e dini që po ikin çdo dit njerëzit. Tani përveç të rinjve dhe të rejave po ikin edhe pleqtë. Nu ke shikoni çfarë realiteti është. E dini që numri i fëmijëve klasave çerdheve po mbyllen përditë sepse nuk ka fëmijë. Çfardo që ju të thoni dilni zbuluar me gënjeshtrat tuaja.

Nëse do të ishte ashtu Italia me 4 mijë banorë ka komuna kudo që ka komuna dhe stimulohen në komuna ku ka tendeca për të iku qytetarët, kurse ju të gjitha fshatrat po i shpopulloni. I ftoj të gjithë kolegët e mazhorancës dhe ministrat se ka ullinj sa të duan. Se ska njerëz për ti vjelur dhe meqënëse nuk jeni ngopur me para merrni dhe vajin e ullirit. Ju nuk doni ta shihni realitetin, vjeni këtu edhe gënjeni. Atje ku të shkoni të flini i thërrisni mendjes por do jetë vonë shumë”, tha Sula.

Zjarr Tv Ad