Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.
Përmes një postimi në “Twitter” Kim ka bërë me dije se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për vakancat që po reduktohet dhe futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem.
“Takimi produktiv me Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë, SHBA do të ofrojë ndihmë teknike. Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem, ndërsa vettingu vazhdon”, shkruan Kim.





