E mërkurë, Gusht 26, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet ‘Taulant Balla duhet të ishte ne burg’, Basha dëshmon për 3.2 milionë...

‘Taulant Balla duhet të ishte ne burg’, Basha dëshmon për 3.2 milionë eurot e drogës me Toyota Yari

0
15

 

Kreu demokrat Basha ka folur pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të rëndë

“Taulant Balla duhet të ishte ne burg”.  Basha dëshmon për 3.2 milionë eurot e drogës me Toyota Yaris: Pastrimi i parave të drogës, rreziku më i madh për Shqipërinë.

Dhashë informacionet që kisha për këtë çështje. Edhe më shumë se kam bëre të njohura në publik. Sot në pranga duhet të ishte Taulant Balla. Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është rreziku kryesor që i kanoset sot Shqipërisë. Është rrezik politik, ekonomik, shoqëror dhe për stabilitetin e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pisëta të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit. Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash.

Zjarr Tv Ad