Taulant Balla pas takimit me ambasadoren Kim: Reforma në Drejtësi po jep efekte pozitive, kthejmë besimin e qytetarëve

0
65

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, shkruan pas takimit që pati sot me ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Ai thotë se kanë diskutuar mbi rolin e Kuvendit në miratimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit dhe reformave në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“U takova sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim ku diskutuam mbi rolin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë në miratimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit dhe reformave në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ne jemi mirënjohës për pozicionin e qartë dhe mbështetjen e SHBA për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare mes Shqipërisë dhe BE sa më parë.

Vazhdimi i zbatimit me përpikmëri i reformës në drejtësi dhe efektet e saj pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, po rikthejnë pak nga pak besimin e qytetarëve tek drejtësia. Ne i jemi mirënjohës rolit të rëndësishëm mbështetës dhe vëzhgues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në zbatimin e kësaj reforme.

Diskutuam me Ambasadoren e SHBA edhe për forcimin e bashkëpunimit dhe aktivitete të përbashkëta në këtë 100 vjetor historik të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona”, shkruan Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS

Zjarr Tv Ad