Taulant Balla uron ditëlindjen e Partisë Socialiste: Mirënjohje themeluesve kurajozë

0
75

Ditën e sotme, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh urimi në 31-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Ashtu si kryesocialisti Edi Rama, Balla ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj themeluesve dhe të gjithë kontributorëve ndër vite, teksa nuk ka harruar dhe patronazhistët.

Postimi i Ballës:

“Gëzuar Ditëlindjen e 31 të Partisë Socialiste. Mirënjohje themeluesve kurajozë, të gjithë kontributorëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresiste e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira social-demokrate europiane.

Mirënjohje anëtarëve, patronazhistëve, simpatizantëve dhe çdo votuesi në këtë ditëlindje të famijes sonë të madhe. GËZUAR!”, – shkruan Balla.

Zjarr Tv Ad