“Te burimet e Drinit të Bardhë”, Berisha publikon foton me bashkëshorten dhe përshëndet: Mirmëngjes miq

0
33

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një fotografi krah bashkëshortes së tij, Liri teksa përshëndet ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes miq, përshendetje të përzemërt me këtë foto te burimet e Drinit të Bardhë! Sb”, shkruan Berisha teksa shpërndan këtë foto të realizuar gjatë udhëtimit të tij një vit më parë.

Berisha përgatitet për një aleancë opozitare me Partinë e Lirisë që do të nisë me protesta në shtator, dhe mund të shkojë deri në mosbindje civile, sipas asaj që ai ka deklaruar.

Por në të njëjtën kohë Berishës i duhet të përballet me realitetin e përçarjes së Partisë Demokratike, nga ku së fundmi ka larguar Enkelejd Alibeajn, nga posti i kryetarit të Grupit Parlamentar.

Zjarr Tv Ad