Të tjerë delegatë të PD-së denoncojnë falsifikimin e firmës: Kemi firmosur vetëm për Kuvendin e datës 11

0
66

2 delegate të tjera e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë denoncuar falsifikimin e firmës, pasi Sekretari i PD-së Gazment Bardhi u lexoi emrin si pjesëmarrëse të Kuvendit të 18 Dhjetorit.

Delegatja e PD nga Malësia e Madhe, Mimoza Rexhvelaj, është shprehur se ka firmosur vetëm për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Sipas saj, gjysma e emrave të lezuar nga Bardhi nuk janë fare delegatë të Kuvendit.

“Unë kam firmosur vetëm për Kuvendin e datës 11 dhe do të jem prezent nesër në Tiranë, në Kuvendin që është thirrur nga anëtarësia dhe zoti Berisha. Deri në këtë moment nuk më është ofruar as edhe një formular për datën 18 dhe as jam kontaktuar për të firmosur. Siç jam unë, ka edhe të tjerë te ajo listë që nuk kanë firmosur. Ajo listë, gjysma e emrave të tyre nuk janë delegatë. Ajo listë nuk ka delegatët e vërtetë brenda. Reagimi im ka qenë i prerë, Mimoza Rexhvelaj ka firmosur vetëm një formular të datës 11. Nëse dikush ka patur guximin të firmosë në emrin tim, do t’iu drejtohem organeve kompetente që të marrin masa sipas ligjit”, tha ajo.

Ndërkohë, edhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas në Dibër dhe njëherazi anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, Dafina Muda, është shprehur se nuk ka firmosur dhe ka kërkuar që të bëhet publik formulari i saj.

Kanë firmosur për mua pa dijeninë time për Kuvendin e dt.18 Dhjetor. Kërkoj të bëhet publik formulari që pretendojnë që është firmosur nga unë”, u shpreh delegatja Dafina Muda. Skandali i falsifikimit të firmave nga Partia Demokratike u denoncua edhe delegatët Spiro Vaso dhe Xhulian Guçe.

Zjarr Tv Ad