34 mjekë dhe infermierë do t’i shtohen ekipit mjekësor të Spitalit Memorial të Fierit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale thotë se 14 prej tyre janë nga Turqia ndërsa 20 janë infermierë shqiptarë.
Sipas saj, tashmë në total janë 127 mjekë dhe infermierë të cilët janë në shërbim të qytetarëve në këtë spital.
Spitali Memorial i Fierit u inaugurua më 27 maj të këtij viti ku priti pacientët e parë. Sipas qeverisë, ajo do të adresojë nevojat e rreth 540 mijë qytetarëve në rajonin jugor të Shqipërisë.
Postimi i plotë i ministres:
“Edhe 14 mjekë dhe infermierë turq dhe 20 infermierë shqiptarë sapo i janë bashkuar super ekipit të Spitalit Memorial të Fierit. 127 mjekë dhe infermierë të skuadrës së përbashkët shqiptaro-turke tashmë janë në shërbim të qytetarëve të rajonit të jugut të vendit, në një spital ultra modern, me shërbim të standardeve bashkëkohore” – shkruan Manastirliu.




