Territorialja, Bashkitë e PS kërkojnë zmadhimin e tyre! Maxhoranca dhe opozita me qëndrime të kundërta për efektet e reformës së 2014

0
15

Gjatë seancës që zgjati mbi 5 orë, Arbën Mazniku, Prejin Ndreu dhe Gëzim Topçiu thanë se ndarja aktuale ka probleme të vogla në krahasim me përmirësimet financiare dhe kompetencat që sot bashkitë kanë, duke kërkuar edhe zmadhim të tyre. Nga ana e saj përfaqësuesit e opozitës përsëritën qëndrimin se reforma nuk e arriti qëllim për të ulur shpenzimet dhe afruar shërbimet për qytetarët sa më pranë tyre. Kryetarët socialistë hodhën poshtë pretendimet se personeli i tyre është rritur, dukshëm me qëndrime të kundërta me opozitën. Gjatë seancës dëgjimore, nuk munguan edhe debatet politike mes palëve.

DEBATI

Anila Denaj: Nuk kemi debat për radhën, por është e rëndë që opozita s’ka prezencë sot, janë bosh karriget e anëtarëve të opozitës.

Dhurata Çupi: Do ta vlerësonim shumë nëse do të fokusoheshit te reforma, çfarë u synua dhe ku jemi sot. Unë jam e qartë se nuk do ta pranoni se është e dështuar, por mos thoni se është e jashtëzakonshme. Është bërë vetëm propagandë.

Pjerin Ndreu: Me reformën territoriale përfaqësimi është realizuar, ndryshe nga sa kam dëgjuar në tavolina të ndryshme. Çdo njësi vendore, çdo cep i territorit është e përfaqësuar jo vetëm me një, por edhe me dy apo tre persona në Këshillin Bashkiak. Nëse ka institucione që janë produktive në këtë shtet, janë bashkitë. Bashkitë kanë ulur borxhin 50%. Në Bashkinë Lezhë e mora me 4.6 miliardë të vjetra borxh, sot afro 1 miliard.

Nuk është e vërtetë që s’ka shërbime në zonat rurale, nëse ndodh është mungesa menaxheriale e kreut të Bashkisë. Kemi ndërhyrë në rrugë rurale 300 km, 60% e buxhetit për zonat rurale. Një problematikë është që duhet decentralizim më i fortë. Strukturat e qeverisë duhet të jenë më pak prezente në disa funksione. Duhet më pak burokraci në marrëdhënien e qeverisë me pushtetin lokal.

Agron Kapllanaj: Sa i përket menaxhimit të financave, duhet të marrë fund preferenca e një Kryeministri. Duhet të bëhet me një reformë në Parlament se nuk mundet që Bashkia të mbetet në oreksin e një Kryeministri apo qeverie, financoj apo jo unë. Kur kam drejtuar Mallakastrën, kam qenë i diskriminuar. Ia kam thënë edhe Kryeministrit. Numri i punonjësve të Bashkisë të jetë me ligj, jo me urdhër partie sipas oreksit gjatë fushatës zgjedhore.

Shumë s’vijnë në punë dhe marrin rrogën e rrinë në shtëpi se kështu është interesi i partisë. Këshillat e qarqeve për mua janë inekzistentë, nuk kanë asnjë lloj roli dhe duhen reformuar. Duhet gjetur një formulë apo mekanizëm që qarqet të ndryshojnë dhe të jenë të vlefshme dhe japin një kontribut për qytetarët.

Arbër Mazniku: Pas 8 viteve, mendimi im është që reforma jo vetëm që është e suksesshme por duhet të kishte qenë në një nivel më të thellë. Ish-komuna Kërrabë me 100% të ardhurave të veta dhe grandit të marre nga Qeveria do t’i duheshin 113 vjet për të paguar rrugën që e lidh me Tiranë. Ndërsa ishKomuna Zall-Bastar do ti duheshin 77 vjet për të paguar rrugën që lidh këtë ish- komunë me Tiranën.

Përpara reformës, të gjitha komunat ishin me borxhe të mëdha dhe detyrime ndaj palëve të treta sot situata është krejtësisht ndryshe. Unë e them me shumë siguri që Bashkimi i Vorës dhe Kamzës në territorin e Tiranës do jepte cilësi më të mirë për qytetarët. Këto janë dy njësi që në mënyrë organike janë të lidhura me ekonominë e Tiranës. Këta të fundit do të merrnin shërbime më të mira dhe kishin mundësi për më të mos kishin një ndjesi si pjesë e një qyteti të nivelit të dytë. Një problematikë është se ne sot nuk kemi asnjë mundësi si të kontrollojmë hapjen apo jo të aktiviteteve të caktuara ekonomike në territor.

Xhelal Mziu: Jo po merr edhe portin e Durrësit!

Dhurata Çupi: E mira do ishte të merrnit edhe Romën dhe Parisin dhe të bënit disa kulla 24-katëshe se ata nuk i kanë. Këtu në këtë komision ka pasur përfaqësues që e kanë konsideruar këtë reformë të jashtëzakonshme por në një botë tjetër.

Gëzim Topçiu: Të ardhurat nuk janë të fragmentizuara, por të përqendruara. S’do paguhen rroga për shtatë financier, por për një. Në këto tetë vite kemi realizuar 198 projekte, 14 shkolla të rehabilituara, 172 km kanale në fushën e Maliqit të rehabilituara. Duhet të ketë një transfertë të veçantë për investimin, sipas peshës dhe % që i takon çdo bashkie.

Dhurata Çupi: Sot keni 788 të punësuar në Bashkinë e Lezhës, 659 dhe 129. Kjo është një shkresë e Ministrisë së Financave.

Pjerin Ndreu: Është shifër që fut bashkë dhe ka 2 shtylla. Më vjen shumë keq. Nuk po e kupton. Është shifër e gabuar.

Dhurata Çupi: Nuk të lejoj të më flasësh kështu që nuk e kuptoj. Kam kërkuar informacion nga Ministria për numrin e punonjësve të bashkive.

Pjerin Ndreu: Më vjen keq, Ministria e Financave nuk është e pagabueshme. Unë jam kryetari i Bashkisë. Ministria e Financave ja ka futur kot nëse ta ka sjellë atë, çfarë problem ka? Je duke bërë debat që nuk ekziston.

Xhelal Mziu: Kryetari i Bashkisë Ndreu dhe zëvendëskryetari Mazniku ranë në kurthin e demonstrimit të sukseseve personale. Kjo u kthye në një arenë politike që nuk ju shërben juve. Ne duhet të bëjmë një reformë që duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe dy janë shtyllat kryesore, kompetenca dhe autonomia. Nuk të shkon ajo e zgërdhima, e kupton. Mos kalo në rolin e policit ordiner tani se ke post. Mos më bëj mua si papagall. Më lër të flas, o shoku Pjerin. O shoku polic. Ku merr vesh nga shifrat ti. Ti je dru fare nga kjo pjesë.

Fadil Nasufi: Unë mendoj që qeveria duhet të shikojë qytetet që kanë pamundësi zhvillimi dhe janë të vogla nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik për të korrigjuar formulën e mbështetjes financiare që trashëgiminë sociale ta kompensojë shteti, sepse nuk gjenerojnë të ardhura.

Erisa Xhixho: Kjo reformë territoriale ka pasur një rritje të numrit të punonjësve. Nga 18 mijë unë e di në 32 mijë në 2018. Qëllimi i reformës është decentralizimi në kompetenca dhe financa që ju të jeni të pavarur. Thelbi i reformës që duhet të ishte ulja e shpenzimeve, dhënia e shërbimeve për qytetarët dhe varësi më të pakta nga qeveria. Qytetarët duhet ta gjejnë zgjidhje e problemit tek njësia vendore s’ka pse të shkojë tek bashkia qendrore. Unë nuk përfaqësoj as PD-në dhe as PS-në, por një parti tjetër dhe 30 mijë vota.

Territorialja, Kume: Ndërhyrje në Kushtetutë, jo vetëm në hartë

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, u shpreh dje në Komisionin e Reformës Territoriale se Reforma ka nevojë për ndërhyrje në Kushtetutë për riorganizimin e pushtetit lokal dhe jo vetëm ndryshime në hartë.

I ftuar për të dhënë mendimin e tij në një seancë dëgjimore në Komisionin për Reformën Administrativo-Territoriale, Kume vuri në dukje se harta e re që mund të dalë nga ky komision nuk duhet të kushtëzohet nga gara politike në zgjedhjet e 2023. Ai bëri të ditur se për të qenë e gjithëpranuar ajo duhet të votohet me konsensus politik dhe jo shumicë të thjeshtë, megjithëse duke nisur nga konteksti politik aktual këtë e konsideroi si të vështirë për momentin.

“Duhet ndërhyrje në Kushtetuese për riorganizim të pushtetit lokal, jo ndryshim vetëm në hartë. Nuk mjafton rindërtimi në hartë, duke u kushtëzuar nga gara politikë elektorale e ardhshme. Reforma e fundit është produkt i vetëm një krahu politik, mazhorancës socialiste me mundësi për t’u përdorur. Nuk e gjykojmë, por sot është e nevojshme ta rishikojmë.

Reforma të votohet me dakordësinë e të tërëve, jo vetëm me shumicë të cilësuar apo shumicë të thjeshtë. Kjo duket e vështirë po të shohësh kontekstin politik ku ndodhemi. Ndryshe nga hera e kaluar, kjo e tanishmja të paktën të miratohet me sa më shumë përfaqësues politikë. Reforma e re duhet të jetë mbi standarde që të bëjë sa më të mirë qeverisjen e qytetarëve”, tha Kume. Njohësi i mirë i çështje zgjedhore, por edhe funksionimit të pushtet lokal dhe qendror, eksperti bëri edhe propozimet e tij në lidhje me qarqet apo siç PS-ja po e kërkon, rajonet. Kristaq Kume foli përpara deputetëve se gjatë kohëve të fundit ka pasur takime në disa qarqe të vendit me qytetarë, punonjës të administratës dhe drejtues lokale për të marrë edhe mendimet e tyre.

Ai propozoi një ulje të numrit të rajoneve dhe ai të administrohet nga një këshill që duhet të zgjidhet një herë në 4 vjet nga qytetarët. Sipas tij, kjo do të japë garanci për një funksionim sa më të mirë të tij në shërbim të qytetarëve. “Mendimi jonë është që rajonet pas kësaj reforme, që dhe si numër duhet të jetë më i vogël se 12, ajo që është e rëndësishme dhe që kërkon diskutime dhe dakordësi politike. Rajoni të administrohet nga Këshilli i Rajonit që do të zgjidhet nga qytetarët një herë në 4 vjet”.

Zjarr Tv Ad