Defiçiti tregtar u thellua në muajin shtator me 39 miliardë lekë, ose 11,3 për qind më shumë se gushti.
Nga të dhënat e INSTAT, Shqipëria eksportoi mallra në vlerën e 39 miliardë lekëve dhe importoi në vlerën e 88 miliardëve.
Vlera e eksporteve dhe e importeve u rrit me përkatësisht 9,5 dhe 10,5 për qind në krahasim me muajin gusht.
Grupet me rritjen më të lartë te eksportet janë tekstilet dhe këpucët, ndërsa te importet nafta dhe materialet e ndërtimit.
Materialet e ndërtimit u shtrenjtuan me 8,8 për qind në shtator, ndërsa karburantet me 5,7 për qind.
Në krahasim me vitin e kaluar, vlera e eksporteve është rritur me 16,3 për qind dhe ajo e importeve me 27,4 për qind. Si volum, mallrat e eksportuar dhe të importuar kanë rënie.




