Thirrjet e Ramës drejt SPAK/ Zheji: SHBA ka plan të qartë për Shqipërinë, po zbatohet nga…

0
1064

Analisti Artur Zheji ka komentuar ditën e sotme thirrjet e kryeministrit Edi Rama drejt SPAK për hetimin e Sali Berishës, Ilir Metës apo edhe prokurorëve apo gjyqtarëve të shkarkuar nga vettingu.

Në një intervistë për emisionin “pikat mbi i”, Zheji deklaroi se SHBA dhe perëndimorët kanë një plan të qartë për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ndër të tjera ai theksoi se ky plan po zbatohet nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

“Avokati foli në mënyrë metaforike se ‘albanezët’ e drejtojnë SPAK. Mendoj se kryeministri duhet të ketë pak hall se thonë; duhet t’i japin prova SHBA-të Japonisë. Po s’e çfarë provash se di! Kanë një plan të mirë për Kosovën dhe Shqipërinë, të bërë edhe nga aleatët tanë, për të shndërruar vendit tonë ndikues në Ballkan. Ata arkitekturën e kanë në DASH.

Këta s’mund të lënë në Shqipëri bejlerët lokalë, që e pengojnë planin. Shqipëria në kohën e Zogut ishte vend perëndimor. Erdhi Lufta e Dytë Botërore, ju e dini se ishte partia Komuniste që e zhvendosi vëmendjen në Lindje. në momenti kur Lindja u bë më e moderuar, ata u ndërprenë dhe shkuan në Kinë. Fatet e një kombi nuk mund t’i reduktojmë te një elitë e korruptuar.

E kemi parë në këto 100 vjet pavarësi se në Perëndim ekzistojmë, në lindje shpërbehemi dhe copëtohemi. Ambasadorja është zbatuese e këtij projekti. Ata që i dalin kundër, ikin.

Ne nuk kemi prodhuar sukses politik në 26 vite. U kalua me rrëmbim nga një shoqëri e kursimit dhe në një privatizim të egër. E kemi humbur sfidën si shqiptar për të vetëqeverisur procesin e tranzicionit. Dora është, e ka gati projektin. Shqiptarët janë të shprehur pro amerikanë mbi 90%. Replika e Bananes ka përfunduar. SPAK është maja e diamantit. Përmes demonstrimit të mëkateve të politikanëve, do kthehen ndëshkimet”, tha Zheji.

Zjarr Tv Ad