Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës. Burime për mediat bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë thyer derën e KZAZ në këtë qytetin.
Ngjarja është regjistruar në shkollën 15 Marsi në lagjen nr 3, ku ka qenë dhe vendndodhja e kësaj KZAZ-je.
Nga burimet mësohet se disa persona janë futur në ambientet brenda godinës, mirëpo janë larguar menjëherë pasi janë vënë re nga kalimtarët.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e Policisë, ndërkohë priten më tepër detaje në vijim.




