Tifozët e Feyenoord dhe Romës bëhen bashkë në Tiranë, presidenti Meta: Ky mesazh uroj të përcillet sot

0
61

Presidenti Ilir Meta uron për një situatë të qetë mes dy tifozerive, asaj të Romës dhe Feyenoord-it në finalen e madhe të Conference League në Tiranë.

Meta ka shpërndarë një fotografi ku dallohen tifozët rivalë teksa festojnë së bashku. “Futbolli bashkon njerëzit dhe kombet”, shkruan kreu i shtetit.

“Një foto sa një mijë fjalë nga Tirana në prag të finales së madhe të Uefa Europa Conference League!

Futbolli bashkon njerëzit e kombet dhe promovon vlerat më të mira sportive! Ky mesazh uroj të përcillet edhe sot në këtë mbrëmje të mrekullueshme që po afron!”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad