Tiranë, shërbime dentare me preparate të skaduara/ Policia dhe ”Shqiponjat” kontrolle në klinikën dentare te “rruga e Kavajës”, arrestohet dministratori dhe stomatologu

0
45

Policia e Shtetit në bashkëpunim me  Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar i DPPSh-së kanë arrestruar administratorin dhe stomatologun e një klinike denatre në Tiranë.

Klinika dentare, me administrator Ervin Zekën dhe dentist, Kejdi Myzyrin, e ndodhur në zonën e “Rrugës së Kavajës”, kryente shërbime dentare me preparate të skaduara.

Gjithashtu një hetim në gjende të lirë ka nsiur për 12 punonjës të kësaj klinike.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Dentare”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar i DPPSh-së, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.

Kryenin shërbime dentare, duke përdorur preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dentare dhe një stomatolog.

Procedohen penalisht 12 punonjës në klinikë.

Sekuestrohen preparate dhe materiale që përdoreshin për këto shërbime, që ishin të skaduara.

Në kuadër të planit të masave për kontrollet në klinika dentare, me qëllim sigurinë e pacientëve që marrin shërbim në këto subjekte, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DPPSh-së, në bashkëpunim me efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”.

Në Rrugën e Kavajës, në ambientet e subjektit me administrator shtetasin E. Z., që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi E. Z., 40 vjeç, dhe shtetasi K. M., 26 vjeç, të dy stomatologë në klinikë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 punonjës në këtë klinikë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Zjarr Tv Ad