Tjetër ngjarje e rëndë/ Bie në humnerë turisti francez në zonën e Matit

0
24

Policia e Shtetit ja reaguar në lidhje me ngjarjen kësaj të mërkure, kur një turist francez u përfshi në një aksident automobilistik në fshatin Gjoçaj, njësia administrative Derjan, në aksin rrugor Kurbnesh-Dukagjin, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip “Land Rover Defender”.

Si pasojë e aksidentit, turisti ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke u dëmtuar lehtë, informojnë burimet zyrtare.

Më tej, policia bën me dije se qytetari i huaj po transportohet për një kontroll mjekësor në spitalin e Burrelit, ndërsa hetuesit kanë shkuar në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.

Në mesditë, Gazeta Shqiptare raportoi se “është aksidentuar një turist francez në fshatin Gjoçaj, njësia administrative Derjan, në aksin rrugor Kurbnesh-Dukagjin, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip Defender”.

Njoftimi i Policisë:

Mat/ informacion paraprak

Rreth orës 12.30, në një rrugë rurale të fshatit Gjoçaj, njësia Administrative Derjan, Mat, një shtetas i huaj(turist), duke eksploruar zonën, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë dhe po transportohet për një kontroll mjekësor në spitalin e Burrelit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.

Zjarr Tv Ad