Drejtori i Kadastrës, Artan Lame diten e djeshme ka ndarë dokumente pronësie për banorët e fshatrave përreth. Ai vizitoi edhe Tropojën, e cila nga sot të gjithë arkivën e kadastrës e ka në format digjital.
“Nga sot çdo gjë në arkivën e Tropojës është e digjitalizuar, çdo dokument jepet vetëm në rrugë digjitale, janë 365 mijë fletë që u digjitalizuan.”- tha Artan Lame, Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.Për Shqipërinë e Veriut e kemi filluar këtë proces dhe problematikat janë të gjitha të ndryshme.
Më vjen keq për ata që nuk interesohen për të marrë pronën e vet. Ne u themi hajde se jemi gati, do të bëni vetëm këto dy letra dhe e keni pronën”- tha Lame.




