E premte, Gusht 7, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Tom Doshi ka paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në KQZ në zgjedhjet...

Tom Doshi ka paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në KQZ në zgjedhjet e 25 prillit…

0
116
Zjarr Televizion Adccccc

Tom Doshi, ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Neës 24, këtë kërkesë Tom Doshi, e ka bërë në cilësinë e kryetarit të Partisë Social-Demokrate (PSD).

Regjistrimi i partisë së Tom Doshit, vjen pak ditë pas thirrjes së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkoi që të ndalohej të kandidonte në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Nëpërmjet një statusi në Tëitter, Kim rikujtoi vendimin e DASH, për shpallen “non grada” të Tom Doshit. Doshit iu refuzua viza për në SHBA në vitin 2018-të. Kim deklaroi se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.

Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-ka shkruar ambasadorja Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad