“Topa me 50-çe”, gjenden para në makinën e bllokuar nga demokratët në Dibër

0
158

Në makinë e bllokuar nga mbështetësit e Partisë Demokratike në Dibër janë gjetur para. Rasti u denoncua fillimisht nga kandidati demokrat Luan Haka.

Mbështetësit kanë bllokuar mjetin në të cilin ndodheshin dy të rinj, pasi ishin  sinjalizuar se këta të fundit po shpërndanin para në zonën e Maqellarës në këmbim të votës.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për të bërë kontrollin e mjetit. Efektivi i Policisë ka vendosur disa piketa provash, ndërsa personi që filmon gjithçka live dëgjohet teksa thotë se kanë gjetur “topa me 50-çe”

Zjarr Tv Ad