E hënë, Gusht 24, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Tri ditë në pritje për grantet, radhë të gjata në prefekturën e...

Tri ditë në pritje për grantet, radhë të gjata në prefekturën e Durrësit

0
26

Në ditën e fundit të aplikimit për përfitimin e granteve për të dëmtuarit e tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët prej ditësh përballen me radhë të gjata para prefekturës të kësaj bashkie. Ata ankohen për mungesën e shërbimeve dhe shërbime selektive. Kjo ishte situata këtë të mërkurë para prefekturës së Durrësit në ditën e fundit të aplikimit për përfitimin e granteve të rindërtimit. Disa qytetarë thonë se presin në radhë prej disa ditësh, ndërsa ankohen edhe për mënyrën se si po u shërbehet. Nisur nga situata pandemike, mes tyre nuk fshihet as frika e përhapjes së koronavirusit.  Durrësi është një nga bashkitë që pati më shumë dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërkohë që kjo e mërkurë ishte dhe afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për dëmshpërblimet e të gjithë atyre që i bënë riparimet privatisht.

Zjarr Tv Ad