E premte, Korrik 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Tritol për shkak të gjakmarrjes me zanafillë në një fshat në Malësinë...

Tritol për shkak të gjakmarrjes me zanafillë në një fshat në Malësinë e Madhe.

0
91
Zjarr Televizion Adccccc

Sipas disa burimeve që vijnë nga terreni për Zjarr TV ka ndodhur një shpërthim me tritol në banesën e familjes Dedja në lagjen Ali Demi në Tiranë, shpërthim i cili fatmirësisht rezultoi vetëm në dëme materiale për shkak se familja ndodhet jashtë shtetit nga frika e gjakmarrjes. Fqinjët e alarmuar kanë lajmëruar menjëherë policinë. Mesa duket dhe nga burime të tjera në media, ky shpërthim me tritol vjen si pasojë e një ngjarje të ndodhur që në vitin 1951 për një krim të kryer nga babai i Besnik Dedja i cili është larguar nga Shqipëria nga frika se mund ti ndodhë ndonjë gjë atij dhe familjarëve të tij dhe se jeta e tij tashmë pas ngjarjes së fundit është në rrezik. Jo më larg se sot Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Komunikimit, njëkohësisht dhe deputete e Partisë Demokratike, Albana Vokshi duke cituar raportin e “Reporterëve pa Kufij” e ka cilësuar tronditës faktin që Shqipëria është në mesin e 5 vendeve në botë me krim të organizuar më të rrezikshëm. (https://rsf.org/en/news/albanian-journalists-repeatedly-threatened-attacked)

Burime të marra nga Gazeta Dita thonë se “Ekzistenca e konfliktit të vjetër dhe hasmërisë konfirmohet edhe nga një dokument i Shoqatës “Misionarët e Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë”, kryetari i të cilës thekson se “shteti nuk mban përgjegjësi për jetën e familjes Dedja, kurse vetë e ka të pamundur të zhvillojë aktivitet, sepse jetën e ka të pasigurtë”.

Burimi: http://www.gazetadita.al/rreziku-nga-gjakmarrja-familja-dedja-apelon-per-ndihme-kercenohet-per-nje-krim-te-vitit-1951/

 

Foto: Besnik Dedja me të birin e tij Rixhers.

Zjarr Tv Ad