Tritol për Vitin e Ri/ Shpërthimi i dytë në banesën në Lushnje brenda pak kohësh! Detajet e para nga policia

0
131

Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në mbrëmje në lagjen “18 tetori” në Lushnje, ku si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, tritoli është hedhur në banesën e shtetases Resmije Turku ku nga shpërthimi u dëmtuan dy automjete të parkuara aty pranë.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ky nuk është rasti i parë që një incident i tillë ndodh, pasi kjo shtetase është përballur me të njëjtën ngjarje në 2 nëntor.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Zjarr Tv Ad