Tronditet Shkodra, të shtëna me armë pranë Gjykatës, ka të plagosur

0
91

Informacionet për të shtëna me armë zjarri dhe persona të plagosur në Shkodër rezultojnë deri tani të jetë i pavërteta. Sipas Policisë së qytetit, salla operative ka marrë njoftim për të shtëna pranë Prokurorisë dhe ka shkuar atje, por nuk ka ndodhur asnjë përplasje.

Bëhet me dije se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal mes dy bashkëshortëve të cilët janë shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që telefonata në sallë për të plagosur dhe përdorim të armës së zjarrit po verifikohet.

“Ne Shkoder, ne sallen operative te DVP Shkoder ka ardhur nje telefonate per te shtena me arme zjarri ne afersi te Prokurorise. Sherbimet e Policise kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe nga krehja e zones nga sherbimet e Policise deri tani nuk rezulton te kete ngjarje me arme e as te lenduar e viktima.

Sherbimet e Policise po vijojne krehjen e zones, per te zbardhur telefonaten, qe rezulton deri tani e pavertete, pasi ka pasur vetem nje konflikt fizik e verbal midis dy bashkshorteve qe po shoqerohen ne Komisariat per sqarime e metejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.

Zjarr Tv Ad