Shpërthim në Tiranë , ja çfarë dyshohet

0
64

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Selim Brahja” në Sauk.

Për pasojë janë dëmtuar xhamat e parë të dy makinave që ndodheshin të parkuara aty pranë, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje.

Zjarr Tv Ad