Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot se kjo qeverisje është bërë “sinonim i llumit”, duke iu referuar ndotjes së madhe të plazheve dhe mungesës së plotë të përgjegjësisë nga pushteti vendor përballë pushuesve vendas dhe të huaj që kanë ardhur në Shqipëri.
“Turizmi i plehrave” – e ka titulluar ai shënimin e tij, në të cilin shprehet: “Kjo qeverisje është bërë sinonim i llumit! Sezoni turistik në vend po ecën drejt pikut të tij, por standardet turistike lënë shumë për të dëshiruar.
Siç raportohet nga çdo destinacion turistik, abuzimet me çmimet, keqtrajtimi i turistëve të huaj, mungesa e organizimit si dhe pllakosja e mbeturinave dhe mungesës së higjienës kudo, kanë arritur pikën kulmore. Ju ftoj të dëgjoni zërin e bashkatdhetarëve tanë që kanë ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet.”
Në vazhdim, Berisha ka veçuar disa prononcime të qytetarëve shqiptarë në plazhin e Durrësit, njerit nga plazhet e një serie kronikash të ditëve të fundit të “Euronews.al”, që evidentojnë problemet e mëdha me higjenën dhe mungesat e tjera që kanë të ashtuquajturat zona turistike të Shqipërisë.




