U denoncua i zhdukur nga familjarët, kthehet në shtëpi ish-zv/drejtori i AKSHI-t: Isha në jug…

0
30

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer në shtëpi pas disa orësh mungesë. Ai ishte denoncuar i zhdukur pasditen e së mërkurës nga të afërmit. Pas rikthimit, Shima ka sqaruar se ishte larguar drejt jugut të vendit pas një konflikti me partneren e tij. Sipas Shimës, mesazhi që i kishte dërguar partneres “po më arrestojnë” kishte ndodhur për shkak të grindjes mes tyre.

“Isha zënë me partneren dhe thashë të shkoj të qetësohem disa ditë në jug, por pashë që ishin shqetësuar familjarët dhe mori përmasa mediatike dhe u ktheva“, ka deklaruar Shima ne polici.

Ishte nëna e tij e cila ngriti alarmin në polici dhe bëri denoncim se kishte humbur kontaktet me familjen. Ata u paraqitën në Komisariatin nr. 1 mbi dyshimet se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim me një njeri të afërt, jo familjar, Shima është shprehur se po e arrestonin.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk kishte asnjë arrest ndaj tij, ndërkohë që policia tha se po punonte për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad