U fotografua duke pirë cigare në ambient të mbyllur, Albana Koçiu shkarkon zv.ministrin e Brendshëm

0
19

Në ditët e para në detyrë, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu i kërkoi qeverisë shkarkimin e zëvendësit të saj, Andi Mahila.

Shkak për këtë kërkesë mësohet të jetë bërë një foto e shkrepur nga një qytetar, teksa shihet Andi Mahila duke pirë cigare në ambientet e një restoranti.

Kjo foto ka mbërritur në duart e Albana Koçiut, e cila menjëherë ka vendosur t’i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shkruan se pirja e cigares brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e ligjit 

‘Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit. Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.

Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova  zv.ministrit largimin nga detyra.  Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër. I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.

I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.

Zjarr Tv Ad